Politika

Sekuestruam 6 herë më shumë asete kriminale se në vitin 2013

“Vetëm në 2 muajt e parë të këtij viti janë referuar 60 raste për pastrim parash dhe janë sekuestruar 8.2 milionë euro, ndërsa në gjithë vitin 2013 vlera e sekuestrimit mezi arriti 1 milionë euro”, deklaroi sot në Kuvend Kryeministri Edi Rama.

Duke marrë fjalën në Kuvend, kryeministri u ndal te panorama e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vazhdon në Policinë e Shtetit, ndërsa solli statistika konkrete mbi panoramën e sigurisë në vend.

Ai tha se “në total, vlera e sekuestruar e parave nga krimi i organizuar në këto 5 vite është shumëfish i vlerës së sekuestruar në 8 vitet e qeverisjes të atyre që tani nuk qeverisin as vetveten, ose 6 herë më shumë”.

Kryeministri theksoi se “ne përpiqemi të përmirësohemi dhe nuk mjaftohemi me çfarë kemi bërë, pasi jemi të vetëdijshëm se ka mbetur shumë më tepër”.

“Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se sa ishte 5 vite më parë. Kjo nuk ka asnjë diskutim edhe nëse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike dhe vihet në shënjestër në mënyrë të pandërprerë, duke ekspozuar çdo ngjarje që nuk përbën ngjarje në Shqipëri”, tha Rama.

Ai theksoi se “të gjithë ata që e kanë marrë për budalla këtë popull kanë paguar dhe do të vazhdojnë të paguajnë koston e këtij nënvlerësimi që vjen si rezultat i mungesës së tyre të vizionit, ideve dhe gjithë atyre elementëve, që i japin një tufe njerëzish formën dhe përmbajtjen e një grupi të organizuar për një qëllim të caktuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button