Bota

Forbes: Putin, më i pushtetshmi i vitit. Fiton çdo gjë që dëshiron

Revista prestigjioze “Forbes”, në një artikull ku rendit njerëzit më të fuqishëm të botës, e ka vendosur presidentin e Rusisë Vladimir Putinin, si njeriun më të fuqishëm në botë.

“Për katër vite rresht, personi më i fuqishëm në botë është presidenti i Rusisë Vladimir Putin.  Ai ka zgjeruar ndikimin e tij pothuajse në çdo cep të planetit. Nga toka amtare përmes Sirisë, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Putin vazhdon të marrë çdo gjë që ai dëshiron”, shkruan revista “Forbes”.

Numrin dy në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë e mban presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pas Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit, njeriu i tretë më i fuqishëm në botë është renditur kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button