Politika

PD- Nebijaj: Të zgjedhurit vendorë të PS-së abuzojnë me energjinë elektrike

Oriela_Nebijaj10dhjetor-300x200Partia Demokratike ka denoncuar sërisht të zgjedhurit vendore të PS-së që abuzojnë me energjinë elektrike dhe merren në mbrojtje nga qeveria pas denoncimit që bëri Partia Demokratike.

“Kryeministri mori në mbrojtje kryetarin e komunës Otllak, i cili ishte jo vetëm debitor, por kishte edhe ndërhyrje në aparatin matës, manipulim, pra është hajdut energjie”, tha gjatë një deklaratë për mediat sot zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebijaj.

“Edhe pse ka biznes, kryekomunari i PS-së, faturohet me 1 kilovat dhe ka manipuluar sahatësin matës. Për të njëjtat rrethana dhjetra qytetarë janë në burg, e mijëra të tjerë pa energji elektrike. Sot janë me mijëra qytetarë të pamundur, në të njëjtat kushte me të zgjedhurit vendore, që janë ose në errësirë, ose në burg. Por, ligji nuk vepron për kryetarin e komunës së PS-së, ndaj të cilit nuk u mor asnjë masë. Këtë padrejtësi do të ndalë përballja me popullin dhe protesta e qytetarëve”, tha Nebijaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button