Bota

Turqi, fundoset anija, mbyten 6 fëmijë emigrantësh

Gjashtë fëmijë emigrantësh janë mbytur mbrëmjen e djeshme në det. Ngjarja ka ndodhur pas fundosjes së një anije emigrantësh, në krahinën e Izmirit, në brigjet e detit Egje.

Sipas mediave turke, rojet bregdetare të shtetit turk kanë arritur të shpëtojnë tetë persona. Ndërsa po kryhen hetimet e mëtejshme për të zbuluar shkaqet që çuan në fundosjen e kësaj anije.

Nuk është hera e parë që anije me emigrantë fundosen, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button