Bota

Koreja Veriore kërcënon se do ta shkatërrojë aleatin e SHBA-së

Koreja Veriore ka kërcënuar sot se Australia do të përballet me fatkeqësi nëse nuk e braktis aleancën me Shtetet e Bashkuara. Por, kombi ishullor ka thënë se nuk do të frikësohet nga kërcënimet e tilla dhe se do të vazhdojë të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur dhe ndihmuar aleatët e vet.

“Nëse Australia vazhdon t’i ndjekë hapat e SHBA-së në vënien e presionit ushtarak, ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë Veriore, përkundër paralajmërimeve tona të vazhdueshme, atëherë ajo nuk do të jetë në gjendje ta shmangë fatkeqësinë”, ka paralajmëruar dje një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore, raporton agjencia shtetërore e Veriut, KCNA.

Duke theksuar se Koreja Veriore e cilëson si akt armiqësore angazhimin e Australisë me Uashingtonin kundër Koresë Veriore, zëdhënësi i kësaj ministrie e ka akuzuar Australinë se me zell i është bashkuar provokimeve politike dhe ushtarake të SHBA-së.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button