Politika

Bushati: Vullnet nga pala greke për heqjen e ligjit të luftës

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare dyditore, deklaroi për Top Channel se pala greke ka rënë dakord për të formalizuar heqjen e ligjit të luftës.
“Ka një akord nga ana e palës greke për të formalizuar heqjen e ligjit të luftës”, tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ të Top Channel, kryediplomati shqiptar.
Bushati tha se në tryezën e bisedimeve me homologun grek Kotzias kanë qenë problematike që ai i ndau në tri çështje.
“Kemi diskutuar për çështje të karakterit historik, si ai i ligjit të luftës, për të mbyllur kapitullin e Luftës së Dytë Botërore, nga aktualiteti për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri, por edhe për çështje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për të ardhmen tonë të përbashkët, si projektet energjitike e të tjera”, tha ministri.
Si emergjente, kryediplomati shqiptar vlerësoi heqjen e ligjit të luftës për të mbyllur kapitullin e Luftës së Dytë Botërore dhe për t’u përqendruar tek sfidat e përbashkëta që kanë dy vendet tona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button