Kosova

Veseli-Hahn: Kosovarët meritojnë liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli potencoi angazhimet dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve që ato kanë para vetes, si në proceset integruese, ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm, të identifikuara edhe në Raportin e Progresit.

Veseli tha se Kosova po punon maksimalisht, së bashku me partnerët e saj, në avancimin e reformave evropiane për Kosovën, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke e konsideruar të padrejtë izolimin i cili vazhdon t’u bëhet qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Veseli e cilësoi të ngutshme nevojën e heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe tha se vizita e tij në Kosovë dëshmon vendosmërinë për përkrahje që ka Bashkimi Evropian për Kosovën.

Ai tha se Brukseli zyrtar është i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe pret nga Prishtina zyrtare që të zbatojë të gjitha kriteret e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button