Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Bashkë do të zëvëndësojmë një model të dështuar me modelin e zhvillimit

Kandidatja e Partisë Demokratike, për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e fshatit Romanat mbi programin e saj për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës së zonës. Duma tha se, pas 21 Qershorit, do të ketë një model tjetër pune nga ai i bashkisë së sotme, me projekte që do të sjellin zhvillim.

“Të bësh rrugët me taksat është detyra e secilit. Problem është se çfarë lloj rruge bën. Problemi është a ke shpërdoruar apo jo me ato taksa. Problem është nëse ato taksa, pasi ke bërë rrugë, kanë sjellë zhvillim ?! Asnjë nga këto të treja nuk kanë përgjigje në bashkinë e sotme të Durrësit. Ai është një model i dështuar i zhytjes së qytetit në atë që është grumbullimi i betonieres së vetë, dhe i zhytjes së qytetit në atë që është varfërimi dhe papunësia”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se fondi i garancisë do të mbështesë çdo fermer. “Ajo që ju siguroj është që pas momentit që do marrim bashkinë të madhe do të vlejë të merresh me bujqësi sepse 30 % të subvencionimit dhe fondit të garancisë do ta japë bashkia për çdo projekt fermeri në bujqësi dhe blektori”, u shpreh Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button