Politika

Ngritja e Kushtetueses, Yuri Kim: Çështje edhe më të vështira po vijnë! SHBA pranë Shqipërisë derisa sistemi i drejtësisë të funksionojë plotësisht

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në rrjete sociale përshëndet punën e Gjykatës Kushtetuese, që pas 3 vjetësh paralizimi është funksionale!
Kim shkruan se pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese janë shqyrtuar 100 çështje, ndërkohë thekson se Reforma në Drejtësi është e vërtetë! Diplomatja amerikanë paralajmëron se çështje edhe më të vështira po vijnë.

Kim shkruan më tej se SHBA do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.

“Pas tre vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Raste të vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë! SHBA do të jetë pranë Shqipërisë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan Kim në twitter.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button