Politika

Vlahutin: Në thelb të idesë së BE është bashkëpunimi

Kryetarja e delegacionit të BE në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin në fjalën e saj mbajtur sot në aktivitetin “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit Europian”. theksoi se, në thelb të idesë së BE është bashkëpunimi që po e diskutojmë sot një si parim i thjeshtë që duhet të ekzistojë mes vendeve fqinje.

Projektet e Bashkimit Europian do të vijnë në ndihmë të bashkëjetesës në mbarë rajonin dhe ndihmë të bizneseve në vendet ndërkufitare. Këto projekte sollën zhvillime në disa bashki të vendit. Këto programo ndihmojnë në mbrojtjen e natyrës.

Gjatë periudhës 2014-2020, 242 milionë euro janë dhënë në kuadër të IPA-s për projektet në këtë rajon si edhe për projektet ndërkufitare. Për Shqipërinë kjo nënkupton një total prej 33.2 milionë euro për projekte me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë dhe 148 milionë euro për projektet me Italinë dhe Greqinë. Pra një total prej më shumë sesa 240 milionë eurosh.

Këto projekte megjithatë shkojnë përtej kësaj shume të madhe parash, shkojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në fakt gjithkush në Ballkanin Perëndimor ka histori të radhëve të gjata në kufi sidomos gjatë pushimeve apo në verë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button