Bota

10 të vdekur pas përplasjes mes dy helikopterëve

Dhjetë persona humbën jetën sot si pasojë e përplasjes në fluturim mes dy helikopterëve, në një zonë turistike të La Riojas, në veri të Argjentinës, njoftoi sekretari për Sigurinë e provincës.

argjentine-avion“Ka dhjetë të vdekur. Nuk ka të mbijetuar”, deklaroi Cesar Angulo për stacionin informativ TN, ndërkohë që sipas medias lokale, një prej dy helikopterëve ishte përdorur nga disa të huaj për të zhvilluar një xhirim.

”Të paktën tetë francezë, të cilët merrnin pjesë në xhirimin e një emisioni për televizionin francez në provincën La Rioja, kanë humbur jetën si pasojë e përpjasjes së dy helikopterëve dje në Argjentinë”, sipas një burimi policor.

”Edhe dy pilotët argjentinas kanë humbur jetën gjithashtu”,shtoi burimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button