Politika

Cameron: Ende nuk ka një marrëveshje konkrete për “Brexit”-in

Kryeministri britanik, David Cameron pohoi se ende nuk kishte një marrëveshje konkrete nga negociatat për të parandaluar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Kemi arritur disa progrese, por ende nuk ka marrëveshje”, deklaroi Cameron, duke u kthyer nga Brukseli pas një nate të gjatë negociatash për reformat e kërkuara prej tij.

“Unë do të arrij marrëveshjen vetëm nëse ne përfitojmë atë që i nevojitet Britanisë së Madhe”, shtoi ai.

“Ne do të bashkëpunojmë edhe më tej duke ndërmarrë gjithçka brenda mundësive tona”, pohoi ai.

Kryeministri britanik aspiron të arrijë në marrëveshje për t’i mundësuar më pas organizimin, pas muajit qershor, të një referendumi, me rreziqe të mëdha për qëndrimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button