Bota

Sadiq Khan mer detyrën e kryebashkiakut të Londrës

Khan, kandidati i Partisë Laburiste u bë muslimani i parë në histori si kryebashkiak i Londrës.

Sadiq Khan, kryetari i sapozgjedhur i Londrës, dërgoi një mesazh për të gjithë banorët e qytetit se do të jetë udhëheqës i qytetarëve të të gjitha feve. Khan, kandidati i Partisë Laburiste u bë muslimani i parë në histori si kryebashkiak i Londrës. Khan, kandidati i përkatësisë islame dhe me origjinë pakistaneze, bëhet pasues i Boris Johnson, i cili ishte njeriu i parë i Londrës që nga viti 2008.

Sadiq Khan, djali i një shoferi autobuzi, u bë kryetari i parë mysliman i bashkisë së Londrës duke fituar ndaj një kandidati konservator, që u përpoq ta lidhte atë me ekstremizmin. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, e uroi atë, ndërsa Khan ishte ende duke pritur njoftimin zyrtar të fitores. Sadiq Khan, 46 vjeç, i rritur në lagjet e varfëra të Londrës, fitoi ndaj rivalit konservator, 41 vjeçarit Zac Goldsmith, djalë i një bankieri miliarder. Kryetari i ri i bashkisë zëvendëson konservatorin Boris Johnson, i cili ka drejtuar qytetin prej 8.6 milionë banorësh prej 8 vjetësh. Johnson, është një prej politikanëve kryesorë britanikë që kërkon daljen nga Bashkimi Evropian dhe është një prej rivalëve, për të pasuar kryeministrin David Cameron si kryetar i partisë konservatore. Khan arriti të fitojë përkundër akuzave të rivalit Goldsmith se ai kishte folur në të njejtat platforma si radikalët myslimanë dhe u kishte dhënë “oksigjen” ekstremistëve. Zoti Khan thotë se ka luftuar kundër ekstemistëve gjatë gjithë jetës së tij dhe se i vjen keq që ka folur në të njejtën podium kur folës të tjerë kanë shprehur ide “të neveritshme” në fjalimet e tyre.  Në fjalimin e fitores Khan iu referua të origjinës së tij duke thënë se kurrë nuk e mendonte që “dikush si ai do të zgjidhej kryetar i bashkisë së Londrës”, duke premtuar të bëhet kryetar i të gjithë londinezëve.

Kryebashkiaku i parë i Londrës sot festoi fitoren e tij me një ceremoni solemne. Në fjalimin e tij të parë si kryebashkiak, Khan tha se do të jetë i hapur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Londër, për 8.2 milionë banorët e saj, duke përfshirë më shumë se një milion muslimanë.

Po kush është Sadiq Khan?

Sadiq Khan ka lindur më 8 tetor 1970 dhe është një politikan britanik përfaqësues i Laburistëve, me profesion avokat i cili ka qenë anëtar i Parlamentit,  dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005 duke fituar edhe dy mandate të tjera më pas.

Ideologjikisht, ai është i vendosur në krahun e moderuar social demokratik të Partisë Laburiste. Ai është rritur në Londër në një familje punëtore emigranësh pakistaneze, por me një origjinë më të hershme indiane. Sadiq Khan ka mbaruar për drejtësi në Universitetin e Londrës. Pas marrjes së diplomës ai punon si avokat për të drejtat e njeriut. Khan ka qënë këshilltar bashkiak në Londër nga viti 1994 deri më 2006.

Në qeverinë e kryeministrit laburist Gordon Braun, në vitin 2008 Khan u emërua Ministër i Shtetit për Komunitete. Më vonë Khan mori detyrën e Ministrit të Shtetit për Transportin. Khan ka qënë pjesë kabinetit te laburistit Ed Miliband, si Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në vitin 2010.

Më 11 shtator 2015, Khan u zgjodh si kandidat i Laburistëve për të kandiduar për bashkin e Londrës dhe tashmë nga zgjedhjet e zhvilluara në 5 maj 2016, laburisti anglez Sadik Khan, 46 vjeçar,  është bërë i pari kryetar i Londrës mysliman.

Sadik Khan u lind në Spitalin e Shën Gjergjit në Tooting, në veri të Londrë, i pesti nga tetë fëmijët, në një familje të emigrantëve pakistanezë. Gjyshërit e tij emigruan nga India në Pakistan, pas ndarjes së Indisë në vitin 1947 dhe prindërit e tij emigruan në Angli nga Pakistani pak para se Khan të vinte në jetë.

Babai i tij, Amanullah Khan ka punuar si shofer autobusi për mbi 25 vjet, kurse nëna, Karta, ishte rrobaqepëse. Ai është rritur duke punuar.

“Unë kam qenë i rrethuar nga nëna ime dhe babai të cilët punonin tërë kohës, dhe mua më morën në punë, jam marrë me punë që fëmijë, në ndërtim kam punuar. Familja u dëgontë para të afërmve në Pakistan sepse atje ata ishin të varfër, kurse ne ishim të bekuar sepse jetonim në kë vend, në Londër”, ka thënë Khan.

Khan me vëllezërit e motrën e tij u rritën në një banesë me tre dhoma.

Khan mendonte të studjonte për shkenca matematikore, por ishte një mësues që ndryshoj jetën e tij. Mësuesi i rekomandoi që ai të studjonte ligjet, pasi e kuptoi se Khan kishte aftësi argumentues. Dhe Khan atë bëri. Ai hyri në Universitetin e Londrës për të studjuar për Drejtësi.

Në vitin 2003, Partia Laburiste  vendosi të zhvillojë zgjedhje të hapura brënda partisë, ku mund të mirrnin pjesë të gjithë kandidatët e interesuar për zgjedhjet e vitit 2005. Në këtë konkurs të përzgjedhjes, Khan mundi pesë kandidatët e tjerë lokalë dhe bëhet kështu kandidat i Partisë Laburiste për zgjedhjet parlamentare. Ai u zgjodh në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. Në gusht të vitit 2006, ai ishte nënshkrues i letrës së hapur dërguar kryeministrit Tony Blair, ku kritikohej politika e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2010, Khan u rizgjodh përsëri deputet në parlamentin Britanik. Sadik Khan ka qënë një mbështetës i hershëm i Ed Miliband. Në zgjedhjet e përgjithshme 2015, Sadik Khan zgjidhet për herë të tretë si deputet, për tu larguar dhe për të konkuruar per Bashkinë e Londrës që e fitoi.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button