Kosova

Bombë në Mitrovicë, dëmtohen 8 automjete

Para ndërtesës së ashtuquajtur “Vampirusha” në veri të Mitrovicës në orën 03:20 të mëngjesit të së hënës, është hedhur një bombë, e cila dyshohet të jetë granatë dore.

Burime të “KosovaPress”-it bëjnë të ditur se janë dëmtuar tetë automjete të cilat kanë qenë të parkuara para kësaj ndërtese.

Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetime, por deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë për këtë rast.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button