Politika

Marrëveshja me BB-në për shërbimet publike, Rama: Do të eliminojë korrupsionin

Qeveria nënshkroi një marrëveshje prej 32 milionë dollarësh me Bankën Botërore për reformën në shërbimet publike, një reformë që sipas kryeministrit Edi Rama do të zgjidhë “problemin e korrupsionit në marrëdhënien e qytetarit me sportelin që kërkon rryshfet”.

“Nëse duam që njerëzit të mos korruptohen, duhet të ndërtojmë një sistem që ta bëjë të pamundur korruptimin e tyre. Do të bëjmë të mundur që qytetari të shërbehet më shpejt. Për të arritur që shërbimet publike të jenë të shpejta dhe cilësore, duhet të disponojmë një bazë solide dhe të integruar të dhënash. Ky projekt do të sjellë një shndërrim rrënjësor sepse do i japë shtetit aftësi për t’i shërbyer qytetarit”, tha Rama.

Ndërkohë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha: “Kjo është një marrëveshje për të lehtësuar jetën e qytetarit dhe eliminimin e burokracive. Do të financohet ky projekt madhor që do të shkurtojë kohën e shërbimit ndaj qytetarit nga institucionet publike. Marrëveshja për 32 milionë dollarë do të shlyhet në harkun e 20 viteve, me normë nën 2%”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button