Kosova

Kanë mbetur edhe 9 % të votave pa u numëruar, PAN 35%, PDK 34.66%, VV 26,7%

Kur kanë mbetur edhe vetëm 9 % të votave pa u numëruar, koalicioni PDK-AAK-Nisma që po kryeson në rezultate ka rënë në 35 % të votave në total. Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 34.66% të votave.

Me 91% të votave të numëruara, surpriza është Vetëvendosja e cila ka forcuar pozicionin e saj të dytë duke arritur në 26.75% të votave në total. Kjo parti ka rreth 4 mijë vota më shumë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa që mbetet me 25.81% të votave.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka funksionuar prej orës 02:00. Faqja ka pengesa, sigurisht për shkak të ngarkesës së madhe, pasi ishin duke u publikuar online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button