Kosova

Demolli: Pa barazi gjinore, demokracia nuk quhet e realizuar

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, në konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore ka thënë se barazia mes gjinive është e domosdoshme për realizimin e demokracisë së plotë.

“Barazia gjinore në Kosovë është kauzë me rëndësi fundamentale. Barazia e individëve është thelb i demokracisë dhe pa arritjen e saj nuk mund ta konsiderojmë demokracinë tonë të realizuar”.

Sipas Demollit, “barazia gjinore është pjesë shumë e rëndësishme e rrugës evropiane të Kosovës”.

Ajo ka kërkuar që të ketë përfshirje të vazhdueshme të kësaj çështjeje në mekanizmat e integrimit evropian, duke bërë një krahasim mes procesit integrues të Kosovës në BE dhe integrimit gjinor, njofton Klan Kosova.

“Ndikimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për sa i përket kësaj çështjeje, nuk ka qenë i mjaftueshëm. Ka pasur harmonizim formal të legjislacionit, mirëpo me ngecje shumë të mëdha në aplikimin konkret dhe përmirësimin e mekanizmave të zbatimit në realitetin e përditshmërisë”.

“Natyra e procesit të integrimit në BE është shumë e ngjashme me strukturën e integrimit gjinor. Ndaj këto dy procese takohen dhe duhet të trajtohen si të tilla”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button