Kosova

Avioni i linjës Vjenë-Prishtinë ulje të detyruar në Beograd, serbët bllokojnë udhëtarët

Një avari në motor ka detyruar avionin e linjës Vjenë-Prishtinë të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ndërsa siç raportojnë mediat në Kosovë, përveç frikës dhe tmerrit që kanë pësuar gjatë uljes, qytetarët nga Kosova janë përballur edhe me “refuzimin” e serbëve.

Sipas Koha.net, autoritetet ajrore serbe nuk lejuan që udhëtarët me pasaporta nga Kosova të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi.

Qytetarët nga Kosova po mbahen ende në aeroportin “Nikola Tesla”, ndërsa ka zëra që mund të udhëtojnë me një avion të kompanisë Turkish Airlines drejt Stambollit e më pas drejt Prishtinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button