Kosova

Delegacioni i AFET takime në Prishtinë

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë, do të nisë takimet sot me Presidenten Atifete Jahjaga.

Më pas delegacioni do të takojë edhe Kryeministrin Isa Mustafa, por, bashkë me dy ministrat e tij, atë të drejtësisë Hajredin Kuçi dhe atë për Integrime Evropiane Bekim Çollaku.

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.

Delegacioni, i udhëhequr nga kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Elmar Brok (EPP, DE) përfshinë edhe Lars Adaktusson (EPP, SE), Cristian Dan Preda (EPP, RO), Afzal Khan (S&D, UK), Tonino Picula (S&D, HR), Jozo Radoš (ALDE, HR), dhe Ulrike Lunacek (Greens/EFA, AT).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button