Bota

Vritet një lider i Al Kaeda-s në Jemen, foli pas masakrës në Paris

Një lider i Al Kaeda-s në Gadishullin Arabik thuhet se ka mbetur i vrarë nga sulmet ajrore amerikane.

Njoftimi për vrasjen e Nasser Al-Andi erdhi të mërkurën në një video të publikuar në “Twitter” nga grupi terrorist, ku thuhej se ai mbeti i vrarë gjatë një sulmi në muajin prill, në qytetin Mukalla në Jemen.

Megjithatë deri tani nuk ka pasur ende asnjë konfirmim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktima më herët ishte shfaqur në një video, ku pretendonte se grupi terrorist ishte pas sulmit në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ku mbetën të vrarë 12 persona.

Gjithashtu në video Al-Andi shprehej se Al-Kaeda kishte ekzekutuar edhe gazetarin amerikan Luka Somer. Më pas, Al-Andi bënte thirrje për sulme në vendet perëndimore, si SHBA, Britani, Kanada dhe Francë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button