Kosova

Deputetja e AAK-së dyshohet për vepër të dënueshme deri në 10 vjet burgim

Proceset penale i kanë ndarë të mërkurën dy partitë opozitare – Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën te Pallati i Drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Fatmir Limaj e Donika Kadaj-Bujupi kanë qenë për pak kohë në të njëjtin objekt. Por, për arsye të ndryshme.
Limaj, i akuzuar se ka vjedhur paratë e taksapaguesve të Kosovës, e Kadaj-Bujupi si e dyshuar se ka përdorur mjete të rrezikshme siç pretendon ajo për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës.

Proceset e ndara penale, kanë bërë që Fatmir Limaj të mos solidarizohet fare me kolegen e tij, Kadaj-Bujupi, ndonëse i takojnë një blloku opozitar që po i kundërshton marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Teksa Limaj nuk ka qëndruar shumë në sallën e gjykimit si i akuzuar për korrupsion, Kadaj-Bujupi është mbajtur thuajse gjithë ditën.

Seanca kundër Limajt është shtyrë për shkak se njëri prej anëtarëve të trupit gjykues ka pasur rast vdekjeje, Kadaj-Bujupi është marrë në pyetje dhe është dërguar në gjykatë me kërkesë të Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh si e dyshuar për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, që dënohet deri në 10 vjet burgim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button