Karakamisheva: Çdokush që ikë nga zgjedhjet, duhet të dënohet!
Patjetër të plotësohet marrëveshja e Përzhinos, konkretisht të mbahet afati i përcaktuar për zgjedhjet nga të katër partitë politike nënshkruese Maqedoni, tha profesoresha Tanja Karakamisheva për TV Nova, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Shumë është e rëndësishme të përcaktohet pozicioni i partive politike. Nga ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit, kemi parë se avokatët nuk kanë pranuar me kënaqësi të madhe marrëveshjen Përzhino, por e pamë se e njëjta ishte zbatuar në sistemin tonë ligjor, pavarësisht mospërputhjeve. Dy vjet më parë kam thënë se marrëveshja është një spin klasik politik, e cila duhet të përpunojë për qëllime të tjera politike. Megjithatë, është e nevojshme dhe çdo gjë tjetër është një devijim nga kuadri ligjor dhe në asnjë mënyrë nuk është e mirë për Maqedoninë, tha Karakamisheva.
Sipas saj, nuk mund tu besohet politikanëve të cilët e kanë shkelur fjalën e vet.
Sipas saj çdokush që ikë nga zgjedhjet duhet të dënohen, kurse bojkoti është nga ikje konfrontimi me qytetarët, për shkak se ikja është goditja më e madhe për demokracinë.