Bota

Rusia e ‘gatshme ta shqyrtojë’ rezolutën e OKB’së për armëpushim në Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se është “e gatshme ta shqyrtojë” rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjen e Sirisë, që është hartuar nga Franca.

Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë pas takimit me homologun francez Jean-Mark Ayrault.

Ayrault planifikon të takohet me zyrtarët në Uashington nesër, për të diskutuar për propozimin e Francës, e cila ka për qëllim ripërtrirjen e marrëveshjes së arëpushimit që u arrit mes SHBA-së dhe Rusisë por që kolapsoi më 19 shtator, transmeton REL.Lavrov gjithashtu ka thënë se Rusia me kujdes do të studiojë propozimin e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

De Mistura më herët gjatë ditës u ka bërë thirrje Moskës dhe regjimit sirian që të mos e shkatërrojnë qytetin e Alepos për shkak të eliminimit të militantëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button