Politika

“Muri i kujtesës” për policët e vrarë, Rama: PD, sulm policisë

Është përuruar paraditen e kësaj të hëne godina e restauruar e Ministrisë së Brendshme. I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, sot Policia e Shtetit ka një sistem logjistik të avancuar, i cili sipas tij e ngre në nivelin e duhur për të luftuar kundër krimit.

“Në këto 3 vjet është bërë një revolucion për infrastrukturën logjistike, një revolucion që vazhdon”, ka thënë Rama. Megjithatë, ka shtuar ai, “është ende një rrugë e gjatë përpara”.

Ndër projektet e tjera të qeverisë për garantimin e rendit është plani për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytete.

Ndër të tjera, Rama ka vlerësuar punën e bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka nënvizuar se është rritur numri i të rinjve që kërkojnë të jenë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit.

Kjo e fundit, ka shtuar kreu i qeverisë, është nën sulmin e vazhdueshëm të opozitës, e cila sipas tij “kërkon ta rrethojë policinë në vetmi”.

Në këtë ndërtesë, në murin përballë janë vendosur yje, ndërsa njihet si “Muri i Kujtesës”. 264 yjet janë vendosur për nder të efektivëve të policisë, të rënë në krye të detyrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button