Kosova

Thaçi: Raportet me Serbinë po normalizohen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas konferencës rajonale në një konferencë për shtyp tha se po krijohet në klimë e mirë politike në rajon për t’i dhënë fund konflikteve. Ai ka thënë se ka ardhur koha për projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.

tha-ccedil-i-raportet-me-serbin-euml-po-normalizohen_hdNë konferencën për media u bë e ditur se ministrat e jashtëm kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku janë pajtuar që rajoni të ecë përpara, ndërsa takimi i ardhshëm pritet të mbahet në Ohër të Maqedonisë.

Thaçi tha se ministrat e infrastrukturës kanë prezantuar projektet e tyre për infrastrukturën rrugore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ka qenë nderë të priten ministrat e vendeve të rajonit. Ai tha se në këtë mënyrë e vlerëson edhe vizitën e ministrit serb Ivica Dacic, vizitë kjo që sipas tij i kontribuon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

“Për mua sot ka qenë kënaqësi e veçantë por është nder edhe për Kosovën që kemi pritur edhe ministrat e të gjitha rajoneve, por edhe pjesëmarrjen e Daçiqit në Republikën e Kosovës. Ne kemi kaluar kohë të gjatë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Edhe pjesëmarrja sot e Daçiqit është një shtesë për implementimin e marrëveshjeve dhe është një mesazh shtesë për stabilizimin e marrëdhënieve tona”, tha Thaçi gjatë konferencës për media.

Ai tha se edhe bisedimet në Bruksel janë në këtë frymë për t’i kontribuar normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Gjithashtu ministri Thaçi tha se tani më nuk mjaftojnë vetëm marrëveshjet politike por duhet që në rajon të ndodhin investimet ekonomike në mënyrë që sipas Thaçit njerëzit të investojnë për të ardhmen.

“Tani më vizitat e tilla nuk kanë ndonjë karakter historik por janë normale. Ky është një mesazh që raportet tona po normalizohen”, tha Thaçi.

Ndërkaq, komisioneri evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn tha se ky takim në Prishtinë shpreson të jetë frytdhënës.

Ai tha se padyshim që edhe Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button