Politika

Çuçi për raportin e TI: Reforma në drejtësi, fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit

Qeveria shqiptare përshëndeti sot raportin e Transparency International(TI) për perceptimin e korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 83-ta në botë, ose 5 vende më lart, krahasuar me një vit më parë.

Përmes një deklarate nga selia e Kryeministrisë, Bledi Çuçi, ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, i quajti inkurajuese rezultatet e raportit.

Lufta kundër këtij fenomeni, tha ai, mbetet një prioritet strategjik i qeverisë, dhe ndonëse ka akoma shumë për të bërë, rezultatet inkurajuese të dokumentuara nga raporti i TI, dëshmojnë angazhimin e qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur këtë fenomen, dhe qasja që kemi zgjedhur, po funksionon”, tha ministri.

Në tre vite qeverisje, vijoi ai, ne ndërmorëm reforma të mëdha si ajo territoriale, reforma në shërbimet publike, etj, të cilat ngushtojnë hapësirat për korrupsion.
Çuçi tha se Qeverisë i është dashur ta zhvillojë luftën kundër Korrupsionit, si ai njeriu me një dorë të lidhur, pasi sistemi i drejtësisë nuk ka bashkëpunuar me gjithë fuqinë.

Ndaj zbatimi i reformës në drejtësi, nënvizoi ministri, është domosdoshmëri historike për të konsideruar arritjet historike në tre vite dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së atyre që angazhohen në afera korruptive.
Kësaj do ti shërbejë dhe ngritja e organeve të reja antikorrupsion, si krijimi i prokurorisë së posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve, që do të rrisin në mënyrë drastike forcën goditëse të shtetit kundër korrupsionit, deklaroi Çuçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button