roze

“50 hijet më të errëta”

Dilema e vazhdimit të romancës së shumëpritur mes Ana-s dhe Christian zgjidhet të enjten në mbrëmje, në premierën e “Fifty Shades Darker”, rezervuar për publikun në prag të festës së “të dashuruarve”. Teksa Christian lufton me djajtë brenda tij, Anastasia duhet të përballet me zemërimin dhe lakminë e femrave që kishin vendin e saj më parë.

Sipas thashethemeve në botën shoëbizit ndërkombëtar, u tha se menjëherë pas shfaqjes së “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan u tërhoq nga vazhdimi i sagës. Për shkak të skenave të forta erotike, pati zëra se ai nuk do të interpretonte në pjesën e dytë të këtij filmi. Por pas dy vitesh ai vjen sërish në ekranin e madh në rolin joshës të biznesmentit shumë të pasur Christian Grey.

Një element i panjohur për publikun është fakti se xhirimet e filmit kanë nisur në shkurt dhe kanë përfunduar në korrik të vitit 2016 në Nice të Francës, duke vijuar edhe përgjatë sulmit terrorist.

Krah Jamie Dornan dhe Dakoda Johnson në rolet kryesore, risia e kësaj serie është prezenca e aktores Kim Basinger në rolin e Elenës. Në fakt për rol fillimisht kanë shprehur interes Michelle Pffeifer dhe Charlize Theron, por mesa duket regjisori James Foley ia besoi këtë rol Basinger.

Projeksionet këtë herë në kinematë shqiptare kapin një shifër rekord, pasi oraret e rezervuara për shfaqjen e këtij filmi aq të shumëpritur janë plot 16, në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button