Politika

Raporti i SHBA për terrorizmin, tregon mangësitë në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për terrorizmit nga ku analizohen edhe përpjekjet e Shqipërisë në pasjen e një drejtësie të re.

Pavarësisht përpjekjeve të vendit tonë për reformimin e drejtësisë dhe ngritjen e organeve të reja, DASH në këtë raport shpreh rezerva dhe jep këtë konkluzion.

“Korrupsioni dhe barrierat në ndarjen e informacionit mes agjencive shtetërore, pamjaftueshmëria e koordinimit mes agjencive përfshi një sistem drejtësie të dobët vijuan të pengojnë përpjekjet e agjencive ligj zbatuese në të gjitha nivelet përfshi ato që merrem me luftën ndaj terrorizmit. Zbatimi reformave të thella vijoi. Vettingu 800 gjyqtareve dhe prokurorëve për kurrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar është plotësuar në 75%.”

Në këtë raport vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë në kthimin e 38 grave dhe fëmijëve nga kampi Al-Houl në Siri. Por kërcënim për Shqipërinë thotë DASH, janë organizatat e huaja terroriste dhe përpjekjet e tyre për radikalizimin e dhunshëm tek të rinjtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button