Bota

SHBA – Haley: Dënoj akuzat e neveritshme për një lidhje me Trump

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley i cilësoi si ”të neveritshme” dhe ”shumë agresive” fjalët sipas të cilave ajo ka patur një lidhje me presidentin amerikan, Donald Trump.

Këto fjalë u krijuan pasi autori Michael Wolff botoi librin me polemika mbi Donald Trump “Zjarr dhe tërbim”.

Ai sugjeron në një intervistë se “presidenti kishte një lidhje me një person” dhe se ”ky person ishte objekt i disa pasazheve shumë të detajuara”.

Në “Zjarr dhe tërbim”, Michael Wolff shkruan se Nikki Haley, gruaja në postin më të lartë të administratës Trump, ishte pozicionuar për të pasuar Donald Trump në krye të SHBA-së.

Nikki Haley u shpreh për faqen “Politico” se “këto fjalë ishin krejtësisht të pavërteta”.

“Janë shumë agresive dhe të neveritshme”, shtoi ajo, duke iu drejtuar pretendimeve të Wolff sipas të cilave ajo kishte kaluar shumë kohë private me Donald Trump në avionin presidencial “Air Force One” dhe në Zyrën Ovale.

“Kam hipur në ‘Air Force One’ vetëm një herë dhe kishte shumë presona kur isha aty”, theksoi ajo.

“Michael Wolff ka thënë se kam folur shumë me presidentin për të ardhmen time politike në Zyrën Ovale. Nuk kam folur kurrë me presidentin për të ardhmen time dhe nuk jamë kurrë vetëm me atë”, vazhdoi ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut.

Ajo e konsideron veten si ”viktimë të seksizimit nga një pjesë e një grupi të vogël burrash që nuk ndihen mirë përballë vendosmërisë së grave”.

“Shumica e burrave i respektojnë gratë, por ka një grup të vogël burrash që nëse bën thjesht punën tënde, nëse përpiqesh, nëse e bën mirë dhe merr përfitimet, ndjejnë një lloji pakënaqësie. Këta mendojnë se mundësia e vetme është që t’ju ofendojnë”, theksoi Haley.

Nikki Haley, që kishte mbështetur senatorin e Floridas, Marco Rubio gjatë primareve republikane, ka garantuar se ka një mirëkuptim politik shumë të mirë me presidentin Trump.

“Ne kuptohemi shumë mirë dhe jan dakord me gati çdo gjë që ai bën”, deklaroi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button