Bota

Vijojnë homazhet për Fidel Kastron, Obama dhe Putin do mungojnë në funeral

Kuba është duke mbajtur zi për vdekjen e liderit të saj Fidel Kastro, i cili humbi jetën këtë të premte.

Homazhe të shumta janë duke u zhvilluar në Havana ndërsa njerëzit qëndrojnë në radhë për të nderuar ish-udhëheqësin e tyre.

Në ceremoninë mortore e cila do të zhvillohet këtë të diel në 4 dhjetor, bëhet me dije se do të mungojë presidenti i SHBA Barack Obama e madje edhe zëvendësi i tij Joe Biden. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Obama i cili është edhe personi që arriti të rivendoste marrëdhëniet me Kubën tashmë është nën presion pasi pasardhësi i tij Donald Trump një ditë më parë deklaroi se do t’i japë fund paktit mes SHBA dhe Kubës, nëse qeveria kubane nuk përmirëson ofertën e saj.

Në ceremoninë mortore nuk do të jenë të pranishëm kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Hollande dhe as homologu rus Vladimir Putin.

Por shumë shtete do të dërgojnë një delegacion përfaqësues. Por në Havanë do të jenë edhe emra personalitete të tjera të cilat do të nderojnë figurën e Castros, mes tyre përmendim ish-futbollistin Diego Maradona.

Nesër pritet që udhëheqësi i Kubës, vëllai i Fidel Castros, Raul Castro të mbajë një fjalim e më pas hiri i liderit do të përshkojë ishullin për të mbërritur në Santiago ku do të zhvillohet edhe homazhi i fundit këtë të diel. Hiri do të shpërndahet në varrezat ku pushon edhe heroi i pavarësisë kubaneze Jose Marti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button