Politika

PD i rikthehet projektit të stadiumit: Rama fsheh dokumentacionin

Pas disa ditësh heshtjeje, Partia Demokratike u është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e stadiumit të ri kombëtar.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka e quajti korruptiv dhe klientelist këtë projekt dhe opozita thotë edhe përse.

“Edi Rama vazhdon të mbajë të fshehtë planin korruptiv dhe klientelist të stadiumit. Kërkoj informacion dhe vënien në dispozicion të praktikës që ka ndjekur, projektin e KKRT-së, kontratën e partneritetit publik-privat, procesverbalin e përzgjedhjes së shoqërisë anonime dhe qëndrimin e përfaqësuesve të shtetit, procedurën e përzgjedhjes firmës fituese dhe procedurën e lejes së KKT”, tha Paloka.

Paloka thotë se afati për të marrë përgjigjie ka kaluar dhe për këtë ka ripërsëritur kërkesën.

“Edi Rama ka zgjedhur të heshtë dhe të mos bëjë publike këto dokumenta sepse e di që sa më shumë të dalin publike dokumentat, aq më shumë zbulohet skandali financiar i këtij projekti”, shtoi ai.

Partia Demokratike thotë se nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt që e quan korruptiv dhe nesër në pushtet, çdo hap që hidhet për ndërtimin e tij do ta trajtojë në kuadër të ligjit antimafia.

“Kërkojmë një stadium modern me prioritet hapësirat për publikën dhe sportin”, mbylli deklaratën e tij Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button