Kosova

Donika Gërvalla, kallëzim penal kundër kryeministrit Mustafa

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se është duke pritur protokollimin nga Prokuroria e Shtetit për kallëzimin penal ndaj kryeministrit Isa Mustafa.

Gërvalla, që është edhe kryetare e degës së LDK-së në Gjermani, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është kureshtare se di do të trajtohet ky rast.

“Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojës, më sulmuan fizikisht… Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”, shprehet Gërvalla në Facebook.

Gërvalla, akuzon kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së, Ismet Beqiri për sulm fizik ndaj saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button