Bota

Tanja Fajon: Muslimanët nuk janë terroristë

“Të gjitha situatat e tillë na trondisin gjithmonë të gjithëve. Jemi duke kërkuar zgjidhje se si të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, jo me frikë, por të bashkuar”

Parlamenti Evropian dhe institucionet evropiane në Bruksel janë mbyllur, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Evropian e cila aktualisht ndodhet në Bruksel.

“Momentalisht jam në Parlamentin Evropian. Institucioni është mbyllur. Pjesën më të madhe të informatave e kemi nga mediat, por dhe departamenti ynë i sigurisë dërgon disa rekomandime si teë veprojmë. Nuk ka transport publik, dëgjohen sirenat. Këtë mëngjes kishte panik dhe kaos në Bruksel. Tani jemi duke i mbledhur informatat në lidhje me çfarë tjetër po ndodh. Pak a shum, të gjitha takimet sot dhe nesër janë anuluar në institucionet evropiane. Informatat e tilla i marrim përmes e-mailit. Jemi duke pritur. Jemi të tronditur. Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, por unë mendoj se pak a shumë të gjithë kanë pritur diçka e ngjashme mund të ndodhë në Bruksel, siç ndodhi në Paris vitin e kaluar”, tha Fajon.

Ajo theksoi se të gjitha institucionet evropiane janë angazhuar në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button