Politika

Ministri Cani kundër Blushit: Rama nuk ka nevojë të votohet

aaShkelqim Cani, iu shtua korit te ministrave dhe vartesve te Edi Rames per te kundershtuar Ben Blushin. Zgjedhja e kryetarit te Partise permes votimit, nuk duket nje ceshtje madhore per Shkelqim Canin.

 “Une do te thoja qe kryetari eshte disa here i konfirmuar dhe i rikonfimuar sepse jane zgjedhjet nje zgjedhje masive kur I gjithe publiku voton dhe ti fiton zgjedhjet. Une I kuptoj edhe deshirat edhe ambicien e zotit Blushi. Nuk mendoj se eshte ndonje ceshtje madhore kjo per arsye se une po nisem nga kendveshtrimi cfare ka paraqitur deri tani.”
Kur Blushi flet per borxhin publik, Ministrit te Financave i duket se ai keqinterpreton te dhenat.
“Sikur te jene te gjitha ceshtjet te keqkuptuara te keqinterpretuara dhe te gabuara sic eshte ceshtja e borxhit. P.sh shume e veshtire eshte qe te paraqitet me nje program real dhe ambicioz. Nqs te gjitha ceshtjet jane te ketij niveli te gabuar  mbetet qe platfotma ne vete qendron a nuk qendron. Ne politika ka kohe edhe per konkurime kandidatet mir eshte te pergatiten per ti njohur ceshtjet dhe per ti dhene rrugezgjidhjet sic duhen. Por sot per sot nuuk jemi atje ku duhej dhe kandidatet duhet te mendohen mire kur te ballafaqohen me keto ceshtje.”
Para Shkelqim Canit, jane shprehur edhe te tjere anetare te qeverise. Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri dhe zëbendëskryeministri Niko Peleshi mbeshteten idene se Edi Rama nuk duhet te votohet, por mandate i tij rinovohet automatikisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button