Kosova

Lunacek: Të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel

Raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek thotë se prioritet i një faze të re të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura, me qëllim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Ne ende duhet të presim për të parë se çfarë do të jenë rezultatet e dialogut të përtërirë. Prioritet duhet të jetë zbatimi i plotë, nga të dyja palët, i marrëveshjeve të dakorduara të tilla si energjia dhe liria e lëvizjes. Secila palë duhet të kryej punën e vet, dhe jo të presë palën tjetër. BE-ja duhet të vazhdojë të këmbëngulë në implementimin e marrëveshjeve të arritura për të ardhur në një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lunacek, me rastin e takimit të fundit të Presidentit të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel dhe njoftimin për fillimin e një faze të re në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton zeri.info

Lunacek thotë se vazhdimi i dialogut të Brukselit do të jetë i vështirë për shkak të mungesës së besimit reciprok dhe për shkak të mungesës së tanishme të zbatimit për atë që është rënë dakord.

“Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian duhet të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe të raportojë rregullisht për të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë Parlamentin Evropian”, thotë Ulrike Lunacek.

Lunacek i bëri thirrje qeverisë së re në Prishtinë, pavarësisht se nga cili koalicion do të formohet, të miratojë një qasje konstruktive dhe të jetë plotësisht e angazhuar në dialog.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button