Bota

Rusia: “Vendet islamike janë kyçi i goditjes së IS-it”

aaaMinistri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha më të martën se vendet islamike duhet të bëhen pjesëmarrësit kryesorë të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

Duke folur në një aktivitet në Moskë, Lavrovi tha se Rusia i ka paraqitur OKB-së një projektrezolutë për goditjen e “IS”-it dhe forcat e tjera terroriste.

Ai tha se pala ruse është e vendosur se goditja e terrorizmit dhe largimi i forcave terroriste nga tokat e pushtuara bëhet me veprime konkrete.

“Rusia është në gatishmëri të godasë forcat terroriste bashkë me çdo vend, duke respektuar normat ndërkombëtare,” shtoi Lavrov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button