Kronika
Ambasadori anglez: Protestat duhet të jenë paqësore
Protestat duhet të jenë paqësore, nëse ato janë për të mbështetur demokracinë.
Sipas ATSH-së, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman ka theksuar se “Mbretëria e Bashkuar e konsideron të drejtën për të protestuar si një e drejtë demokratike themelore”.
Sidoqoftë, shton ai, “protestat duhet të jenë paqësore nëse ato janë për të mbështetur demokracinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në protestën e së shtunës për ta respektuar këtë parim”.