Maqedonia

Austria, Çekia dhe Sllovakia: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është përmes ndryshimeve kushtetuese

Jan Lipavski, Aleksandër Shalenberg, dhe Mirosllav Vllahovski në konferencën e shtypit në Shkup.

Ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Aleksandër Shalenberg, të Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe të Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, vizituan Maqedoninë e Veriut me urdhër të komisionerit të BE-së për politikën e jashtme, Zhosep Borell. Ata dëshmuan mbështetjen për Shkupin në rrugën drejt BE-së dhe përcollën qëndrimet zyrtare të BE-së për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. “Sa më shpejt do të bëhen ndryshimet kushtetuese, aq më shpejt Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat”, theksoi Lipavski.

“Ne nuk jemi në Shkup për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit dhe për të moralizuar. Ndryshimet në kushtetutë për regjistrimin e bullgarëve janë vendimi juaj. Unë besoj se rruga duhet të merret dhe presim momentin kur gjuha dhe kultura maqedonase do të jenë pjesë e komunitetit evropian”, tha Shalenberg.
Kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski u përgjigj se është koha që në parlament të fillojë diskutimi për ndryshimet kushtetuese dhe për përfshirjen e bullgarëve në ligjin bazë të vendit.

“Ndryshimet nuk janë të diktuara, por janë angazhim nga korniza e negociatave dhe janë zë për Evropën”, theksoi Kovaçevski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button