Bota

Pentagoni pranon: 352 civilë të vrarë nga sulmet tona në Siri e Irak

Të paktën 352 civilë janë vrarë nga sulmet e udhëhequra nga SHBA kundër objektivave të ISIS në Irak dhe Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, duke shtuar se vetëm në periudhën nëntor 2016 mars 2017 janë vrarë 45 civilë.

“Na vjen keq për humbjen e paqëllimshme të jetëve të civilëve. Shprehim ngushëllime tona për familjarët dhe të gjithë të prekurit nga këto sulme”, tha Pentagoni në një deklaratë.

Mirëpo, shifrat zyrtare të ushtrisë flasin për një numër shumë herë më të vogël sesa ato të grupeve të jashtme të monitorimit.

Sipas grupit të monitorimit “Airwars” janë vrarë më shumë se 3 mijë civilë nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button