Bota

Tony Blair rikthehet në politikë për ta luftuar “Brexit”

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka njoftuar se po rikthehet në politikë për ta luftuar daljen e Britanisë nga BE-ja, apo Brexit, duke thënë se e di se do të kritikohet ashpër për këtë.

Por, Blair tha se nuk do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit. Blair ka thënë për gazetën Daily Mirror se dëshiron të flasë dhe ta shtrijë ndikimin e vet në politikë teksa Britania negocion për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari, i cili i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997 me rezultat bindes dhe mandatet e shumat të të cilit u dominuan nga lufta në Irak, ka thënë se e di se do të përballet me kritika të ashpra për rikthim në politike.

“Brexiti më ka dhënë një motivim të drejtpërdrejt për t’u përfshirë më shumë në politikë,” ka thënë Blair për Mirror. Ai e ka pranuar se do t’i duhet t’i zhysë duart dhe se do ta bëjë një gjë të tillë. “Duhet t’i zhysësh duart dhe do ta bëj,” ka thënë ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button