Kosova

Gazetarët e Kosovës dhe Serbisë të zhgënjyer me institucionet e drejtësisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS) kanë shprehur zhgënjimin për institucionet e drejtësisë në Kosovë për mospjesëmarrje në konferencën regjionale për sigurinë e gazetarëve që u mbajt dje në Prishtinë.

Përmes një reagimi për media AGK thekson se është mjaft shqetësues fakti se shumica e rasteve të vrasjeve të gazetarëve tashmë janë mbyllur, siç u shpjegua gjatë konferencës nga Shefja e EULEX në Kosovë.

“Megjithatë, ne i ftojmë të gjitha institucionet përkatëse që të mos ndërprenë hetimet derisa të gjitha këto raste të zgjedhen – pasi se kurrë nuk është vonë për drejtësi. Ne përkushtohemi që të punojmë bashkë dhe të kemi nisma të përbashkëta në kërkimin tonë për drejtësi dhe procedim më efektiv të të gjitha rasteve eventuale që ndërlidhen me gazetarët në të ardhmen”, thuhet në reagimin e dërguar nga AGK-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button