Bota

Misteri: 22 marinsa nga ekipi që vranë Bin Ladenin, kanë vdekur

“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”, thotë proverbi, dhe ndoshta ky rast përkon me hakmarrjen që bënë talebanët duke vrarë 22 anëtarë të njësisë speciale amerikane që vranë Osama Bin Ladenin, më 6 qershor 2011, transmeton Indeksonline.

Një helikopter ushtarak me 38 njerëz në bord, duke përfshirë 25 anëtarë të ekipit të 6 të SEAL, pesë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë rezerve, dhe tetë komando afgane, u rrëzuan mbi territorin taleban në lindje të Afganistanit.

Ata kishin qenë në një mision të fshehtë ku kishin për objektiv një shënjestër me vlerë të lartë.

Kjo ishte humbja më e madhe e ushtrisë amerikane në një ditë të vetme që kur kishte filluar lufta në Afganistan.

Një raport ushtarak 1250 faqesh, thoshte se rrëzimi i helikopterit ishte thjesht rezultat i një të “shtëne me fat” nga ushtarët talebanë.

Për familjet e këtyre ushtarëve të vrarë në një konferencë për shtyp të mbajtur më 9 maj 2013, kjo është një gënjeshtër në mesin e një mori të gënjeshtrave të tjera.

Billy dhe Karen Vaughn, prindërit e Navy SEAL Aaron C. Vaughn, thonë se gjithë historia rreth të “shtënës me fat” nga talebanët është një histori e trilluar dhe pas kësaj vrasje fshihet një agjendë qeveritare!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button