Politika

Kryetari i të rinjve demokratë dënon dhunën e qeverisë ndaj protestuesve në Tiranë

Me anë të një letre drejtuar kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kreu i të rinjve demokratë ka dënuar “dhunën e qeverisë ndaj protestuesve në Shqipëri”.

Të rinjtë demokratë të Europës kanë reaguar të shqetësuar për dhunën e qeverisë ndaj prostestuesve në Shqipëri. Në një letër që i ka dërguar kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi, kreu i DEMYC i kërkon autoriteteve t’i japin fund arrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve.

Kryetari i DEMYC-së, Javier Hurtado Mira, i kujton qeverisë se dhuna ndaj lirisë së shprehjes dhe protestës, nuk mund të ushtrohet në një vend kandidat për në BE: “Komuniteti i të Rinjve Demokratë të Europës është duke ndjekur me interes të veçantë ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku anëtaret e një prej organizatave tona, Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) dhe protestues të shoqërisë, civile janë arrestuar dhe dhunuar sistematikisht”.

“Disa protesta paqësore janë organizuar gjatë javëve të fundit në përpjekje për të mbrojtur parkun e fundit dhe të vetëm publik në Tiranë. Policia ka përdorur forcë kundër protestuesve të cilët po ushtronin të drejtën e tyre themelore njerëzore. Protestuesit janë dhunuar fizikisht, po ashtu psikologjiksht, siç tregohet në foto dhe video të regjistruara nga qytetarët. DEMYC u bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i japin fund arrrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve paqësore. Askush nuk duhet të jetë subjekt i ndalimit të lirisë së fjalës dhe protestës. Këto nuk janë vlera që një vend kandidat në BE duhet të promovojë”, shkruan në letrën e tij Javier Hurtado Mira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button