Kosova

Prokurori heq dorë nga hetimi i veçantë për Azem Sylën

Prokurori i Eulex-it, Danilo Ceccareli, ka vendosur që heqë dorë nga hetimi i veçantë ndaj 32 të dyshuarve në rastin e quajtur si Azem Syla dhe të tjerët të cilët dyshohen për krim të organizuar në tjetërsim të pronave shtetërore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Tomë Gashit, avokat i Azem Sylës, gjatë kësaj seance prokurori ka deklaruar se ka hequr dorë nga kërkesa e tij për një hetim të veçantë për shumicën e të dyshuarve në këtë rast, por, kjo nuk do të vlejë për klientin e tij Azem Sylën.

“Të gjithë ata të cilët nuk janë përmendur ose nuk kanë pasur ndonjë lidhshmëri direket me dëshmitarin një dhe dy të cilët janë dëshmitarë të mbrojtur ndaj tyre do të hiqet dorë nga kërkesa për një hetuesi të veçantë”, ka thënë Gashi për Zërin.

Ai po ashtu ka thënë se ata si mbrojtje gjatë kësaj seance të veçantë kanë bërë kërkesë që seanca e paraparë për sot në të cilën do të dëshmonte një dëshmitar i mbrojtur të shtyhet për shkak të mungesës së kushteve elementare për mbajtën e seancës.

“Ne si mbrojtje kemi kërkuar që të behët shtyrja e seancës për datën 15 qershor, për shkak të kushteve të vështira, sepse ne nuk kemi pasur mundësi që t’i hapim as shkresat e lëndës që të bashkëpunojmë dhe ti lexojmë me klientët tanë. Ne kemi kërkuar që seancat të mbahen në sallën e Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar Tomë Gashi

Avokati i Gashi ka thënë se prokurori gjatë kësaj seance dhe asaj paraprake ka paralajmëruar ngritje të aktakuzës ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, edhe pse ai këtë paralajmërim e ka bërë pa i vlerësuar fare provat të cilat do të rrjedhin nga zhvillimi i hetimeve.

Në mesin e 52 persona personave të dyshuar për krim të organizuar që ka të bëjë me tjetërsim pronash është ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla si dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Me vendim të gjyqtares së procedurës paraprake Azem Sylës dhe Nuhi Ukës iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë. Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button