Politika

Rama takon Zaevin

Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Trieste ku po mbahet edhe Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka takuar homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

Ka qenë vetë Rama ai që ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video, ndërsa thekson se takimi është në kuadër të forcimit të miqësisë e thellimin e gjthanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Mes të tjerash Rama flet për vepra të prekshme për gjithë shqiptarët në Maqedoni.

“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjthanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj????”, citohet në mesazhin e Ramës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button