Bota

Obama: Uashingtoni do të ndihmojë në krijimin e një force afrikane të regimit të shpejtë

Barack-Obama4SHBA-ja do të përshpejtojë ndihmën e saj për pesë vende afrikan që t’i mundësojë një garantim më të mire sigurisë së tyre dhe do të ndihmojë gjashtë vende të tjera të krijojnë një force të reagimit të shpejtë për mbajtjen e paqes, njoftoi dje në mbrëmje Barack Obama.

Presidenti Obama, që mbylli një mbledhje tre dirotre SHBA-Afrikë, me rreth 40 homologë të tjerë, theksoi se “bëhet fjalë që të forcohet më shumë bashkëpunimi në çështjet e sigurisë për t’u përballur më mire me kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi apo trafiku i qënieve njerëzore”.

Kenia, Tunizia, Malia, Nigeria dhe Gana do të përfitojnë nga një plan i ri ndihme nga Uashingtoni për të garantuar më mire sigurinë e tyre.

“Ndërkohë që SHBA-ja do të mbështetet në vende që kanë treguar aftësi në ruajtjen e paqes, Gana, Etiopi, Senegal, Tanzani, Ruanda dhe Uganda, për të krijuar një forcë të ndërhyrjes së shpejtë për të ruajtur paqen në kontinentin afrikan”, njoftoi presidenti amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button