Politika

Ambasadori Lu, letër deputetëve të Kuvendit “Votoni në 21 korrik reformën në drejtësi”

 

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u ka drejtuar një letër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, 2 javë para datës së përcaktuar për kalimin në parlament të reformës në Drejtësi. Donald Lu, i cili është investuar maksimalisht për këtë reformë, u kujton deputetëve mbështetjen për përpjekjet e tyre gjatë këtyre dy vjetëve për të reformuar sistemin e drejtësisë. Ai shprehet qartë se tani është koha për të marrë një vendim. Projketi i dates 14 qershor, i dalë nga komisioni parlamentar për reformën në drejtësi, sipas ambasadorit amerikan, mbështetet nga qeveria dhe opozita, përveç kërkesës së opozitës për vendet e rezervuara. Por më e rëndësishme është se ky projekt përmbush plotësisht standardet e Komisionit të Venecias dhe standardet Europiane – shkruan ambasadori në letrën për deputetët shqiptare. Lu sqaron se më tej se SHBA i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara, sepse kjo formule do t’i etiketonte menjëherë anëtarët e komsionit të vetingut ose pro qeverisë, ose pro opozitës.  Ambasadori kujton se ka ende kohë për kompromis mes opozitës dhe maxhorancës. Por iu bën thirrje deputetëve se Reforma në drejtësi duhet votuar edhe nëse udhëheqësit politikë nuk bien dakord për një tekst të përbashkët.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button