Kosova

Veseli homazhe pranë monumentit “Heroinat” në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe e vendosi lule pranë monumentit “Heroinat” në Prishtinë, në shenjë nderimi për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuan dhe sakrifikuan për vendin.

“Sot, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, me bashkëshorten, bëra nderim pranë Monumentit “Heroinat” në Prishtinë, në shenjë nderimi për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuan dhe sakrifikuan për vendin. Urime 8 Marsi për të gjitha nënat, gratë dhe motrat tona që kontribuan për lirinë dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës! Bashkërisht të punojmë që të jemi krenarë me vendin tonë. Urime dhe gëzuar 8 Marsi!”, shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, kryeparlamentari Veseli.

Pas homazheve, kreu i Kuvendit, së bashku me bashkëshorten e tij, mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së dokumentarit “Mendoj për Ty”.

Monumenti, i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë, të viteve 1998-1999, është përuruar vitin e kaluar në 12 Qershor, në Ditën e Lirisë së Kosovës.

Memoriali Heroinat është ngritur në parkun përballë Pallatit të Rinisë dhe simbolit të Pavarësisë së Kosovës Newborn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button