Politika

Meta: Shqipëria mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë si dhe aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë, ishin në fokus të bashkëbisedimit, në takimin mes që Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, zhvilloi sot me Ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Tinatin Khidasheli.

Duke sjellë në kujtesë vizitën e tij mbresëlënëse në Tbilisi gjatë këtij viti, Meta shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, me fokus të veçantë në intensifikimin e shkëmbimeve ndërparlamentare.

Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, si dhe për aspiratat e saj euro-atlantike, duke theksuar se kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe parametrave të sigurisë në rajonin e Kaukazit.

Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë do të evidentohet edhe gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë gjatë pranverës së vitit 2016.IMG_0053

Ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Tinatin Khidasheli shprehu kënaqësinë e vizitës së saj në Tiranë si dhe mirënjohjen për mbështetjen shqiptare në kuadër të aspiratave për integrim të Gjeorgjisë në NATO.

Meta ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e qëndrimit të Gjeorgjisë ndaj shtetit të Kosovës dhe shtoi se si rajoni i Kaukazit ashtu edhe rajoni i Ballkanit kanë nevojë për më tepër siguri dhe më shumë stabilitet, në interes të zhvillimit ekonomik të popujve të tyre.

Në këtë drejtim u ra dakord që të përshpejtohet procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe të intensifikohen përpjekjet për rritjen e fluksit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button