Kosova

AAK: Veprimi i opozitës, hap i domosdoshëm

Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar një veprim të domosdoshëm aksionin e deputetëve të Vetëvendosje në Kuvend, ndaj kryeministrit Mustafa.

AAK pretendon se, përkundër kohës së dhënë, kryeministri nuk ka reflektuar mbi kërkesat e tyre në lidhje me dialogun me Serbinë, ndaj dhe mori atë që meritonte.

“Në vend të reflektimit, ai sot ka ardhur për të bërë lojë në Kuvend. Për më tëpër, ai ka futur brenda sallës së Kuvendit edhe pjesëtarët e sigurimit të tij personal, që është shkelja më e rëndë e këtij institucioni dhe që mjafton që kryeministri të japë dorëheqjen”, thotë AAK përmes një komunikate.

Partia e Haradinaj insiston në kërkesat e opozitës që janë: tërheqja nga marrëveshjet “e dëmshme” për Kosovën; dhe dhënien e mundësisë që Kuvendi të kontribuojë në hartimin e marrëveshjeve.

“Ne si AAK jemi të vendosur për stabilitet politik, por vlerësojmë se qasja e kryeministrit ndaj zhvillimeve të fundit po e çon vendin në një krizë të re politike”, vijon komunikata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button